03,05,2024

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale: Ende ka punë deri të ngritja e aktakuzave të para në Kosovë

Must Read
David Schwendiman

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale për Kosovën, David Schwendiman, sot ka mbajtur konferencën e parë për media pas zgjedhje në këtë funksion, por para gazetarëve në Hagë nuk ka dashur të spekulojë për numrin e aktakuzave, e as për kohën kur do të ngritën ato.

“Qysh edhe kam thënë, ka mbetur ende punë që duhet bërë, dhe do të duhet ende para që të jem në gjendje të marr vendime formale për aktakuzat. Kur të jemi gati do ta bëjmë atë që me obligon ligji dhe faktet, asnjë minutë më herët, asnjë më vonë”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Schwendiman gjithashtu nuk ka dashur të flas për dëshmitarët dhe metodat e mbrojtjes së dëshmitarëve.

“Unë e kam për detyrë që t’i mbrojë dëshmitarët dhe t’i sigurojë informacionet e besueshme që ato të mbesin të tilla dhe të sigurta, që dëshmitarët që na japin neve të dhëna dhe fakte të jenë të mbrojtur”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img