28,08,2025

Kryeministrja e Britanisë thotë se BREXIT mund të sjellë vështirësi

Must Read

Britania duhet të përgatitet për “kohë të vështira” përpara, kur po largohet nga Bashkimi Evropian, tha kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

May tha se bisedimet zyrtare me BE-në nuk do të fillojnë përpara vitit 2017, por u zotua se procesi nuk do të stërzgjatet.

Ajo gjithashtu përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të shpejta, duke thënë se Britania ka nevojë për “stabilitet, njofton rrjeti britanik BBC.

Ish sekretarja e brendshme u bë kryeministre pasi David Cameron dha dorëheqje pas publikimit të rezultateve të referendumit për BE-në – me procesin e BREXIT që me shumë gjasa do të dominojë vitet e para të kryeministrisë së saj.

Duke folur përpara se udhëtonte në Kinë për samitin e G20, zonja May tha se ajo nuk pretendon se largimi nga BE-ja do të jetë i “një lundrim i qetë”.

Ajo insistoi se vendi do të “arrijë sukses” pas daljes nga BE-ja, duke thënë se është optimiste për mundësitë e reja për Britaninë jashtë BE-së.

Kryeministrja tha se e dëshiron një “Britani të pavarur, duke ndërtuar rrugën tonë në botë”.

Përpara Samitit, ajo u takua me presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Duke folur me gazetarët më vonë Presidenti Obama tha se SHBA-ja do të “konsultohet nga afër me Britaninë rreth negociatave të Brexit për të siguruar se nuk do të ketë “efekte kundërthënëse në raportet tregtare Britani e Madhe – SHBA./rel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img