Kryeministria: Katër aeroplanët me drogë u nisën nga Korfuzi

By FerizajPress

May 23, 2016

Në portalin e reagimeve Transparenca.al janë zbardhur dhe fluturimet, që sipas Kryeministrisë nuk ka patur asnjë ulje të 4 avionëve të vegjël në tokën shqiptare.

Reagimi i plotë:

Gjatë sezonit veror numri i avionëve të vegjël privatë që fluturojnë mbi bregdetin shqiptar në një lartësi të ulët, për shkak të madhësisë së avionit, është i madh.

Nga të dhënat e “Albcontrol” konfirmohet se dje, në hapësirën shqiptare dhe konkretisht ne pjesën Jugperëndimore- Perëndimore kanë fluturuar 4 avionë VFR të cilët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit (LGKR), për në aeroportin e Tivatit (LYTV).

Ndryshe nga çka pretendon Partia Demokratike, në asnjë rast nuk ka pasur ulje në territorin shqiptar.

Të katër këto fluturime kishin plotësuar plan të rregullt fluturimi ku parashikonin hyrjen në hapësirën shqiptare nga pika Pitas dhe daljen nga pika Rodon. Parashikimi i kohës së daljes varion ne varësi të rrugës, kushteve meteorologjike, shikueshmërisë apo turbulencave. Në planin e fluturimit pilotët kanë kërkuar të fluturojnë përgjatë vijës bregdetare, ndërkohë që trafiku është menaxhuar normalisht nga kontrollori në sektorin e APP.

The post Kryeministria: Katër aeroplanët me drogë u nisën nga Korfuzi appeared first on Lajminet.