19,04,2024

KRYEMINISTRI – SBASHK-u

Must Read
Vendimet e nxjerra nga Qeveria e Kosovës lidhur me festat zyrtare, është analiza më e mirë për ta studiuar dhe vlerësuar brishtësinë e kësaj qeverie, siç u pa revanshi nga SBASHK-u, ku edhe njëherë ky organizim përvjelë krahët për ta kundërshtuar Kryeministrin me vendimin e saj, e për ta prezantuar fuqinë e vendimit të tyre.
Edhe kësaj radhe, sikur në shumë përpjekje brenda vendit po sfidohet republika, me të drejt apo jo, kjo tregon më së miri qëndrimin e shumë prindërve, të cilët në shenjë proteste filluan ankesat në drejtim të mësimdhënësve, duke i akuzuar pa të drejt, sepse tek e fundit, këta nuk janë organ vendimmarrës.
Në këtë përballje, në mbështetje të kryeministrit për ta kundërshtuar vendimin e SBASHK-ut për shfrytëzimin e ditëve të pushimit pas festës Kombëtare, është dashur të rreshtohen edhe qeveritë lokale, më saktësisht përmes drejtorive të arsimit, për ta kundërshtuar vendimin e SBASHK-ut dhe respektuar vendimin qeveritarë.
Tek e fundit, kundërshtimi i vendimit të SBASHK-ut është i drejt moralisht, duke marrë për bazë humbjen e shumë orëve të mësimit në këto kohë pandemie.
Si do që të jetë, dita e hëne në Kosovë u shfrytëzua ditë pushimi  për arsim, duke respektuar vendimin e SBASHK-ut e duke kundërshtuar institucionet shtetërore. Kosova është vend i çudirave. Nuk e besoj se ka ngjashmëri të tilla me vendet e rajonit për shfrytëzimin e ditëve festive atëherë kur ato vijnë në ditë vikendi, e lëre më në nivel global, apo të paktën nuk jemi të informuar.
Askush nuk është kundër festave në vend, e nuk duhet të jetë, e aq më pak kundër Festës Kombëtare të Ditës së Flamurit, por ajo duhet të festohet me dinjitet, e jo të provohet shëndrrimi i individëve në patriot. 

Festat Kombëtare kanë emocionet e tyre, të njëjtën ditë, jo pas dy dite kur kërkohet të pushohet.
Është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës, përmes komisioneve përkatëse, të sjellin para ligjënvënesve edhe njëherë ligjin për festat në nivel Republike, pasi që kjo formë siç interpretohet nga sindikata e arsimit është e padrejtë dhe prezanton pasqyrë jo të mirë edhe në arenën ndërkombëtare. Jam i bindur thellë, se diplomatët e akredituar, për të shërbyer në vendin tonë, tallën me mënyrën e festimeve të datave të rëndësishme në Kosovë.
Dita e Flamurit, në Republikën e Kosovës zë një vend të rëndësishëm në festat zyrtare, por ajo në asnjë formë nuk duhet të shfrytëzohet nga njerëzit e papërgjegjshëm që emërohen nëpër pozita të ndryshme. Kosova ka humbur mjaft në këtë kohë pandemie, e më të prekurit kanë qenë drejtpërdrejtë fëmijët, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi, nga mos nxenja e mësimit të rregullt nëpër shkolla, e që duhet së bashku të protestojmë kundër humbjeve të tjera. SBASHK-u me vendimit e tij ka irrituar shumë qytetarë të Kosovës, për mohimin e ndjekjes së mësimit këtë të hëne, për të cilën konsideroj se dikush duhet ta bartë peshën e përgjegjësisë, pa dashur të paragjykoj, qoftë nga institucionet shtetërore apo edhe nga sindikata e arsimit.
Shumë qytetarë kanë përgëzuar qëndrimin e kryetarit të Skenderajt z.Jashari, i cili pohoi se në komunën që administrohej prej tij, e hëna është ditë pune. Ky gjest i kryetarit Jasharin nuk e bënë më pak patriot vendimin e tij, përkundrazi rritë dëshirën tek popullata për të pasur lider të tillë.
Apel për qeveritarët.
Qeveri kthjellu në vendimet e nxjerra.
Ato nuk duhet të revokohen, apo nuk duhet të ketë mekanizma të tjerë për ta kundërshtuar.
Janë organet e drejtësisë ato të cilat vlerësojnë ligjëshmërin e vendimit, jo organizimet e ndryshme të formave sindikale.
Apo ndoshta e kam gabim.

MA: Nexhat Shahini 30.11.2020
(Magjister i Historisë)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img