02,05,2024

Kryeministri për mediat malazeze paralajmëron miratimin e shpejt të Demarkacionit

Must Read
Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës

Në një intervistë me të përditshmen malazeze Pobjeda, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Mustafa tha se “institucionet e Kosovës po punojnë që të arrijnë një numër të mjaftueshëm për të miratuar marrëveshjen në Kuvendin e Kosovës”.

Qeveria e Kosovës e tërhoqi nga Kuvendi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, që u nënshkrua në gusht të vitit 2015 në Vjenë në praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Mali i Zi ka miratuar marrëveshjen.

Marrëveshja ka ngjallur reagimin e fuqishëm të opozitës në Kuvendin e Kosovës, ku ka përdorur gazin lotsjellës për të parandaluar votimin, dhe njëkohësisht ka zhvilluar edhe protesta në rrugë, me pretendimet se Kosova me marrëveshje humb pjesë të territorit të saj.

Së fundi, Komisioni Evropian, me rekomandimin për liberalizimin e vizave, ka kushtëzuar Kosovën me miratimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi dhe me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit./ Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img