10,09,2025

Kryeministri Isa Mustafa uron presidentin Hashim Thaçi

Must Read

Isa-dhe-Hashimi_Large

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në emër të Qeverisë së Kosovës, uron presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për zgjedhjen dhe dhënien e betimit para deputetëve.
Kryeministri Mustafa i uron presidentit Thaçi suksese në këtë detyrë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim në realizimin e synimeve të qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik, fuqizim të gjithanshëm të shtetit dhe integrime euroatlantike.
Kryeministri Isa Mustafa thekson se zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës nga ana e përfaqësuesve të popullit të Kosovës në Kuvend, është një hap i rëndësishëm që dëshmon stabilitetin dhe funksionalitetin e plotë institucional e demokratik të shtetit të Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, fton të gjithë përfaqësuesit dhe subjektet politike në Kosovë që, në partneritet me SHBA-të dhe vendet tjera mike, të jenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta për realizimin e aspiratave të qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img