26,12,2024

Kryeministri i Islandës: Nuk kam dhënë dorëheqje, por jam larguar nga detyra për një kohë të pacaktuar

Must Read

david-gunnlaugsson

Kryeministri i Islandës ka thënë se ai nuk ka dhënë dorëheqje, por thjesht është distancuar për një periudhë kohore, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e tij.

Të martën , dy ditë pas publikimit të “Panama Papers”, aferë financiare në të cilin kryeministri i Islandës, David Gunnlaugsson, ishte i përfshirë, u përhap lajmi se kryeministri kishte dhënë dorëheqjen.

Por kjo u kundërshtua në një deklaratë për shtyp nga sekretarit i tij. Deklarata thotë se Gunnlaugsson kishte sugjeruar se zëvendës-kryetar i Partisë Përparimtare duhet të marrë përsipër detyrën e kryeministrit për “një sasi të papërcaktuar të kohës”, raporton Independent.

“Kryeministri nuk ka dhënë dorëheqje dhe do të vazhdojë të shërbejë si kryetar i Partisë Progresive,” thuhet në deklaratë.

Olafur Ragnar Grimsson, president i Islandës, ende nuk ka konfirmuar ndonjë ndryshim në udhëheqje.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img