25,10,2024

Kryeministrat Isa Mustafa e Edi Rama takohen sot në Prishtinë

Must Read

ram

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojnë një takim të përbashkët gjatë ditës.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës për agjendën e kryeministrit Mustafa, takimi me Ramën do të zhvillohet në orën 12:30 në kabinetin e Mustafës.

Kryeministri  i Shqipërisë  I cili ndodhet në Kosovë në prag të emërimit të Presidentit të ri, do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Rama do të marr pjesë në ceremoninë e pranimit të detyrës së Presidentit nga Hashim Thaçi, të premten, ndërsa  ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm edhe në seancën ku presidenti i ri do të bëjë betimin sot në Kuvend.

puf

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”

Sot, në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll "Ahmet Petrova", i organizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img