Si jemi katandis, jemi bërë të padurueshëm kur flasim për të kaluarën e afërme historike, kur flasim për periudhën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që kurrë nuk kam për ta kuptuar se sa dëme (të pavetëdijshme), ju kemi bërë atyre djem e vajzave që derdhen djersen, mundin e gjakun, shumë prej tyre edhe humben gjymtyrët e trupit, jo për tu përbuzur e tallur me të, por për ta jetuar,për ta shijuar LIRIN e vendit.
Më e trishtueshme, për të gjallët dhe e pakuptimet, mbetet enigma e reagimit të Dëshmorëve të Kombit, sikur ata të ishin të gjallë.
Shumë nga Luftëtarët e vërtet pyesin!
Athua si kishte me qenë sjellja e tyre, po të ishin në mesin tonë, apo ndoshta edhe ata do ta shihnin të nevojshëm të qëndronin indiferent ndaj këtyre zhvillimeve, sikur se shumë disa komandant të cilët në ditët e sotme konsiderohen “HERONJ TË GJALLË”, të cilët me të drejt u distancuan nga ky proces, pa pasur nevojë të zhyten në vorbullën e të keqes që po gatuhet për çlirimtarët e vërtet.
Në prononcimin e kryeministrit në një intervistë me Jeta Xharrën, në 100 ditshin e tij të qeverisjes, kryeministri i vendit flet edhe për shifrën e veteranëve në ZO- Dukagjinit, shifër kjo që kalon 30.000 persona të angazhuar me pushkë, por nuk e ceku sa nga ata ia kishin kthyer shpinën, e gjithashtu nuk e ceku edhe numrin e atyre që ishin strehuar në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja, pasi që nuk kishin nga t’ia mbanin, apo ndoshta kjo është mënyra më e mirë për të qëndruar në pushtet vetëm me votat e dukagjinasve, duke i barazuar edhe spiunët, monafikët me luftëtarët e vërtet.
Të qenurit veteran luftëtarë i UÇK-së këtyre ditëve, është bërë e neveritshme, sa që shumë nga luftëtarët e vërtet po shqyrtojnë largimin e tyre nga kjo pjesë e shoqërisë, për t’ju lënë rrugë të hapur matrapazëve, spiunëve, agallarëve, sevdalive për t’i përfaqësuar veteranet të cilët me pare, pa pare fituan statusin e veteranit.
Kryeministri i vendit, që në kohë lufte në cilësinë e komandantit (për të cilën periudhë i përkulem) harron kur shprehet sa sa ushtar i kishte në momente të caktuar.
Jam thellësisht i bindur, sikur të ishte gjallë Shkelzeni, Luani, Ardiani e shumë Dëshmorë të tjerë, do të habiteshin me qëndrimet e Ramush Haradinajt.
Prokuroria duhet të nisë me verifikimin e falsifikatorëve, pikërisht në ato zona ku kanë shumëfishuar numrin e luftëtarëve, e jo në ato zona që kanë ofruar numër korrekt të personave të angazhuar në çlirim.
Degradimi i të qenurit luftëtarë veteranë lirie, të ngjallë dyshimet, se këto dukuri te degradimit të luftës së shenjt të UÇK-së, janë politika mirë të përgatitura nga caqet e caktuara politike, për ta penguar unifikimin e luftëtarëve të vërtet dhe faktorizimin e tyre në shoqëri.
Me shumë respekt
Nexhat Shahini, Veteran i UÇK-së