17,11,2024

Kryebashkiakja e Durrësit jep dorëheqje pas deklaratës skandaloze “Të jemi të kënaqur me 50 viktima…”

Must Read

Në Shqipëri, kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako njoftoi sot dorëheqjen, pas disa komenteve të saj në media, të cilat e vunë atë në qendër të kritikave të opinionit. Gjatë një interviste për “Top Channel”, dy ditë më parë, zonja Sako shprehej ndër të tjera se “për hir të së vërtetës ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar. Por duhet të jemi të kënaqur dhe me 50 viktima se në raste të tjera ka qenë mbi 1 mijë viktima…”. Kryetarja e Bashkisë u përpoq më pas të shpjegonte se fjalët e saj ishin shkëputur nga konteksti “pasi dhe një viktimë e vetme është një tragjedi”. Ndërsa sot, përmes një statusi në Facebook, ajo u shpreh se “e lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës”.

Zonja Sako kishte vetëm pak muaj në krye të detyrës, pasi u zgjodh të drejtonte Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 30 Qershorit. Ajo bëhet kështu e treta kryetare Bashkie që largohet. Në shtator, ende pa marrë detyrën në Shkodër, Valdrin Pjetri, u tërhoq pasi u zbuluan fakte se ai kishte fshehur të kaluarën e tij. Problemet me të kaluarën i kushtuan postin dhe kryebashkiakut Vorës, të cilit ju ndërpre mandati. Madje ai është aktualisht dhe në kërkim, për shkak të disa vendimeve të marra pasi i ishte hequr zyrtarisht mandati nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img