28,08,2025

KROJET E PAJTIMIT

Must Read

26 vite nga tubimi gjithë popullor i pajtimit të gjaqeve te “Krojet e Pajtimit” në fshatin Pleshinë të Epërme.

E si të mos ndjehem i mallëngjyer kur shpalos kujtimet e 28 qershorit 1990, kur tek Krojet e Pajtimit në fshatin Pleshinë e Epërme i mblodhëm mbi 10 000 vet,që të gjithë me një fjalë e me një zemër!.
13535777_1406512269364731_1106883736_n

Por,njëkohësisht ndjehem edhe krenar, që edhe pse isha në moshë fare të re,së bashku me shokët e shoqet që vepruam si pajtimtar,dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e LDK-së fshatit Pleshinë, i’a dolëm mban organizimit të tubimit,që nuk ishte fare lehtë,edhe për kundër ndalesës së mbajtjes dhe organizimit të tubimeve në atë kohë.

Ne rrezikuam.dhe morëm përgjegjësin e organizimit,dhe atë ditë,ia dolëm mban,pa asnjë keqtrajtim,ndjekje apo arrestim,edhe përkundër numrit të madh të njerëzve pjesëmarrës, që ishin siç thotë populli sa dushku në mal ishin.

13536172_1406512276031397_1712472539_n

Të gjitha rrugët e qytetit kishin marr drejtimin atë ditë për te Krojet e Pajtimit atë ditë,i madh e i vogël ia kishin mësy bjeshkës,atje ku bashkoheshin duart e zemrat,atje ku vendosej burrëria dhe trimëria,atje ku Anton Çetta shalonte atin e bardhë përpjetë malit.

13536172_1406512276031397_1712472539_n

Prandaj,mendoj se është një borxh i pashlyer i institucioneve tona,që vendin e emërtuar 26 vite më parë si “Krojet e pajtimit” ta shënojnë simbolikisht me një pllakë simbolike,edhe pse një herë e kemi shënuar ne veprimtarët e asaj kohe me vet iniciativë,mirëpo keqbërësit e kanë dëmtuar!.
Autor i shkrimit: Raif Musa, kryetar i këshillit të pajtimit për komunën e Ferizajt 1990-1992

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img