27,07,2024

Kroacia feston, Serbia “mban zi”

Must Read
Përvjetori i pavarësisë në Kroaci

Kryeministri serb i ka shkruar këtë jave Bashkimit Evropian në shenjë proteste kundër asaj që e quan “politika anti-serbe në Kroaci”.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë i ktheu përgjigje duke i thënë “Ne nuk lejojmë që askush të flas për Kroacinë në këtë mënyrë”.

Tensionet u ngritën më shumë kur Kroacia zbuloi monumentin e personit që vrau ambasadorin e Jugosllavisë në Suedi, në vitin 1970, shkruan rel.

“Kjo është ditë e dhimbshme”, tha kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, në një tubim.

Ai deklaroi se Serbia ka protestuar ndaj BE-së, për t’i bërë kroatët t’ju vije turp nga gjaku serb në duart e tyre, gjatë spastrimit etnik më 1995″, si referencë e ngjarjeve të luftërave në Ballkan.

Pas deklarimit të pavarësisë nga ana e Kroacisë në vitin 1991, serbët e mbështetur nga Beogradi, kishin rrethuar një të tretën e territorit kroat duke vrarë popullatën kroate.

Zagrebi riktheu territorin e rrethuar në gusht të vitit 1995.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img