12,02,2026

Kriza politike – Opozita maqedonase bojkoton parlamentin

Must Read
Zoran Zaiev

Vendimi i opozitës pasoi një fjalim të presidentit George Ivanov, i cili, mes tjerash, hodhi kritika të ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme duke e quajtur atë një organ që vepron në bazë të kërkesave të LSDM-së.

Ndërkaq, opozita vlerëson se pushteti po përgatitë terrenin për shfuqizimin e ligjit për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme për të ndaluar në këtë mënyrë një sërë procedurash që kjo prokurori ka ngritur ndaj një numri personalitetesh, përfshirë drejtues të VMRO-DPMNE-së, partisë më të madhe në pushtet, në lidhje me dyshime për përfshirje në vepra penale.

Opozita maqedonase, nga ana tjetër shprehet e gatshme për zgjedhje të parakohshme që do të mbaheshin më 6 nëntor, por së pari kërkon krijimin e kushteve si: sundimi i ligjit, reforma në media, formimin e një qeverie e cila do të organizonte zgjedhje të lira, demokratike e të besueshme.

The post Kriza politike – Opozita maqedonase bojkoton parlamentin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img