23,11,2024

Kritika të ashpra për presidentin e Maqedonisë

Must Read
Johannes Hahn

“Shpallja e presidentit Ivanov për amnistinë për çdokënd, në pikëpamjen time është diçka e papranueshme dhe nuk është në linjë me atë që unë e kuptoj si sundim të ligjit”, ka thënë komisionari Hahn në Bruksel për Radion Evropa e Lirë.

Mëtutje, ai ka vlerësuar se e gjithë situata “gjatë disa ditëve të kaluara është përkeqësuar realisht” dhe ka kërkuar nga liderët politikë “që t’u kththen negociatave dhe të fokusohen në zgjedhje korrekte dhe transparente”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup nëpërmjet një kumtese ka theksuar se lëvizja e Ivanovit “ngritë shqetësime serioze për përkushtimin e Maqedonisë për sundim të ligjit”.

Ambasadori amerikan, Jess Baily, në rrjetin Twitter ka shkruar se prokurorja speciale, që punon në rast dhe gjykatat e Maqedonisë, duhet të lejohen ta “kryejnë punën e tyre”.

Lideri i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev, ka kërkuar nga presidenti Ivanov që të paraqes dorëheqje dhe tha se vendimi i tij për ndaljen e të gjitha hetimeve penale lidhur me skandalin e përgjimit paraqet grushtshtet.

Partia WMRO-DPMNE ka kumtuar se “nuk kemi dyshime në qëllimet e tij të sinqerta dhe të mira, por ne dëshirojmë të shprehim mospajtim të madh me këtë lëvizje të tij”./rel

The post Kritika të ashpra për presidentin e Maqedonisë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img