22,12,2025

Kreshnik Gashi: Brenda një muaji kosovarët mund të përdorin kodin +383

Must Read
Kreshnik Gashi

“Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikime e cila ndan këtë kod ka mundësuar që Kosova me pajisjen me këtë kod të vendoset përfundimisht në hartën e telekomit si çdo vend tjetër i botës. Dhe me këtë rast qytetarët do të kenë përfitime të mëdha, sepse nuk do të ketë nevojë për pagesa shtesa, ndërsa përfitimi do të jetë është krijimi i identitetit”, ka thënë Gashi për RTK, transmeton lajmi.net.

Gashi ka treguar se ky kod do të fillojë të përdoret brenda muajit, ndërsa 18 muaj duhen kohë që të shkrihen kodet e telefonive që operonin në Kosovë.

“Në aspektin praktik është lehtësim i madh e kanë pasur vështirë ta përdornin mënyrën e rregull dhe ka pasur kosto shtesë, dhe do të ketë kualitet më të mirë të shërbimeve. Kodet do të shkrihen në kodin e Kosovës ekziston një fazë transitore, por edhe me marrëveshje, Ky afat do të jetë 18 mujor nga data e sotme, por thirrjet me plus 383 do të mund të zhvillohen brenda një muaji”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img