Ndryshe mijëra demonstrues vërshuan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ndërsa përmes altoparlantit jehonte kënga „Në luftë populli maqedonas“.
Udhëheqësit e “Revolucionit Laraman” të quajtur “komando” me fanella në të cilët shkruante “Armata e Sorosit” e përqeshnin propagandën e mediave pro-qeveritare të cilët protestuesit i quajnë mercenarë të Sorosit.
Para qeverisë protestuesit dërguan porosi deri te qeveria dhe ish kryeministri Nikola Gruevski. Para të tubuarve u drejtuan shumë aktivistë dhe funksionarë të LSDM opozitare.
Savevski ishte i pari që publikisht iu falënderua të tubuarve për përkrahjen që ua dhanë aktivistëve të “E majta” deri sa ata ishin në paraburgim.
Tubimit iu drejtua edhe nënkryetarja e LSDM, Radmila Shekerinska duke thënë mes tjerash: „Krimi ka emër dhe mbiemër, kërkojmë përgjegjësi. Nuk mundet Gruevski të vazhdojë me drejtësinë nga defterët e tij. Gruevski doemos ti heq kanxhat nga të gjithë institucionet, patjetër të ketë dënim. Kërkojmë dorëheqje nga qeveria jolegjitime e cila vodhi gjithçka, jemi këtu që Maqedonia të bëhet vend i fëmijëve tonë“.
Zamir Mehmeti prej para Qeverisë i ka “përshëndetur” ish kryeministrin dhe ministrin e brendshëm Çavkov me ç ‘rast demonstruesit i fishkëllyen.
Demonstruesit pas tubimit para Qeverisë vazhduan në drejtim të Kuvendit të Maqedonisë. Në këtë rrugëtim ata ndaluan para Ministrisë së drejtësisë dhe e “ngjyrosën” fasadën e ndërtesës së këtij institucioni.
Ata me fishekzjarrë e kanë shprehur revoltën e tyre, përderisa disa nga protestuesit ia kanë thyer disa xhama të objektit të Ministrisë.
Pritet që demonstruesit së shpejti të arrijnë para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=0b5ci1Aof8M?feature=oembed&w=640&h=360]
The post Krejt çka është duke ndodhur në protestën e ‘Revolucionit Laraman’ (Foto/Video) appeared first on Lajminet.