22,12,2024

Krasniqi: Qeveria e ka ulë kryet dhe s’ndihet e gjallë

Must Read

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se pavarësisht asaj që Mali i Zi po ia merr Kosovës mbi 8 mijë hektarë tokë, dhe po futet në territorin e Kosovës për të hequr tabelën e Republikës së Kosovës, e pastaj dërgon notë proteste, qeveria nuk e thotë asnjë fjalë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova nuk ka qeveri me ia ruajt sovranitetin.

Postimi i plotë:

– Mali i Zi ia merr Kosovës mbi 8 mijë hektarë të territorit. Qeveria jonë e lodhët ia pranon pa hezitim.

– Mali i Zi është futur brenda territorit të Kosovës për të hequr tabelën e Republikës së Kosovës. Qeveria jonë e lodhët s’e thotë asnjë fjalë.

– Mali i Zi dërgon notë proteste tek Qeveria, ngase disa deputetë të Republikës e vendosën tabelën aty ku duhet të jetë. Qeveria jonë e lodhët struket dhe e shanë opozitën.

– Serbia e sjell Car Lazarin, i nderon varrezat e ushtarëve që na masakruan, rikolonizon veriun, etj. Qeveria jonë s’ka guxim as me fol, se lëre më me ndërmarrë diçka.

Me gjithë këtë agresion, simbolik e të drejtpërdrejtë, nga Serbia e nga Mali i Zi, Qeveria jonë e ka ulë kryet dhe s’ndihet e gjallë.

Është e thjeshtë: Kosova ka Qeveri vetëm për me e shtypë popullin dhe opozitën e saj; ka qeveri për me ia vjedhë buxhetin; ka qeveri për me i rehatu familjarët e ministrave dhe kryeministrit; ka qeveri për me i punësu krejt militantat partiak. Por nuk ka Qeveri për me ia ruajt sovranitetin. Kosova nuk ka Qeveri!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img