30,04,2024

Krasniqi: Presidenti e kryeministri nuk janë në gjendje ta mbrojnë tërësinë territoriale të Kosovës

Must Read

Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”. Kështu është shprehur ambasadori pelestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.

mohamed-nabhan

Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryekuvendari Jakup Krasniqi.

Ai ka thënë se reagimin e tij do t`ia kishte drejtuar ambasadorit palestinez, por pasi presidenti dhe kryeministri nuk po shpresin interesim për mbrojtjen e territorit, atëherë nuk e sheh të arsyeshme që të merret me deklaratat e një ambasadori mashtrues.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Krasniqit. Në profilin e tij në Facebook, ai e ka shpërndarë edhe deklaratën e Nabhan-it.

Mendova që t’i përgjigjem ambasadorit të Palestinës në Beograd, ndaj një prononcimi të tij për Kosovën për një serë arsyesh edhe për arsyeje se ai foli në emër te të gjithë arabëve.

Hoqa dorë nga reagimi, për faktin se: kur të parat e shtetit, Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës nuk e kanë gatishmërinë për të mbrojtur tërësinë territoriale e sovranitetin e shtetit, pse të merrem me një ambasador mashtrues që gënjeshtrën e ka kulturë të sjelljës?!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img