27,12,2024

Krasniqi: NISMA e gatshme për një solidaritet të ri qytetar

Must Read

Krasniqi përmes një statusi në Facebook ka thënë se kauza politike e shqiptarëve për shtet ndërtim është shumë herë më  e madhe sesa kauza e anëtarëve të Nismës.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

PËR NJË SOLIDARITET TE RI QYTETAR

NISMA për Kosovën është nisur në një rrugëtim të ri politik me synim që të ndërtojmë një solidaritet të ri në mes qytetarëve tanë, solidaritet i mishëruar në një kontratë të re sociale, ku çdo e drejtë e njeriut tonë është një përgjegjësi e një numri shumë herë më të madh të bashkëqytetarëve tanë.

Kauza politike e shqiptarëve për shtet ndërtim është shumë herë më e madhe sesa kauza e anëtarëve të Nismës, prandaj ne po e kërkojmë mbështetjen qytetare në çdo cep të Kosovës.

Nuk mjafton vetëm fakti se me NE është dija, dashuria, drejtësia, përkushtimi dhe vendosmëria për ta ndryshuar gjendjen dhe ndërtuar shtetin e së drejtës. Realiteti i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, e kërkon domosdonë e një partie qytetare në Republikën e Kosovës.

Një parti qytetare rreth se cilës bashkohen segmentet e organizuar të shoqërisë sonë që pajtohen me parimet politike, ekonomike e sociale të Nismës.

Solidariteti ndërkombëtar na ka ndihmuar që të bëhemi te lirë. Sot na duhet solidariteti mes nesh për ta zhvilluar e ndërtuar Shtetin për të cilin kemi investuar si komb, kaq shumë breza!

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img