04,10,2024

Krasniqi me kërkesë rreth Demarkacionit me Malin e Zi

Must Read

Kryetari i Këshillit Kombëtar nga radhët e Nisma-s, Jakup Krasniqi ka thënë se opozita nuk do të ndryshoj qasje në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.

Krasniqi thotë se kërkesat e opozitës nuk do të ndryshojnë përderisa komisioni aktual për caktimin e kufirit me Malin e Zi, nuk jep dorëheqje, sipas tij duhet të formohet një komision i ri për të cilën do të ishte konsensus nacional.

Krasniqi në një prononcim për zeri.info shton thotë se opozita nuk ka arsye të ndërroj mendimin, ndër të tjera ai thotë se varet edhe nga bashkëpunimi i opozitës.

“ Kërkesa jonë është që të formohet një Komision i ri, pasi të dorëhiqet Komisioni qeveritar. Komisioni i ri duhet të jetë konsensusi nacional. Përndryshe opozita nuk ka asnjë arsyeje të ndryshoj qasje. Varet edhe nga bashkëpunimi i opozitës”, ka thënë Krasniqi.

Zyrtarja amerikane, Victoria Nuland, në fund të kësaj jave do ta vizitojë Kosovën, ku do të bisedojë me përfaqësuesit e partive politike në vend për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe për disa tema të tjera.

Derisa pozita shpreson se zyrtarja e lartë amerikane do t’i ndihmojë në këtë drejtim, përfaqësuesit e opozitës thonë se nuk bëjnë kompromise me territor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img