15,11,2024

Krahasim: Titullarët e Kombëtares ndaj Spanjës, vlenin sa gjysma e këtij futbollisti (FOTO)

Must Read

Po aq janë edhe sa u përket shifrave që korrespondojnë me vlerën e kartonëve të gjithsecilit që ka zbritur në fushën e “Loro Boriçi”-t gjatë 90-minutëshit në ndeshjen Shqipëri-Spanjë.

365 milionë euro të rreshtuara më së miri nga trajneri Hulen Lopetegui, përballë 32 milionë eurove kuqezi. Diferenca nis që nga eksperienca dhe ajo që kanë fituar gjatë historisë së tyre në arenën europiane dhe botërore. Shqipëria debutoi në Europian për herë të parë në vitin 2016, ndërkohë që Spanja ka koleksionuar 1 Kupë Bote, 3 Kampionate Europiane dhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike.

Kushdo ka një mendim në lidhje me sjelljen e kuqezinjve në këtë ndeshje dhe për mënyrat si duhet të kishte qenë strategjia e Shqipërisë, mirëpo ka një dakordësi totale në diferencat që ekzistojnë si në vlerën e lojtarëve, ashtu edhe në kualitetin dhe diferencën që kanë lojtarët, qoftë edhe vetëm nga ekipet ku aktivizohen.

Vlera

Duke iu referuar faqes “transfermarkt.com”, Spanja ka hedhur në fushë 400 milionë euro. Kjo, referuar vlerës së kartonit që ka pasur secili prej 11 lojtarëve titullarë që ishin në “Loro Boriçi”. Përballë kësaj 11-tësheje, ishte vetëm 30,15 milionë euro. I gjithë formacioni titullar kuqezi vlen sa gjysma e kartonit të Serxho Buskets, mesfushori i Barcelonës.

Për ta gjetur këtë shumatore, duhet një makinë llogaritëse, për shkak se vlera e lojtarëve kuqezi përllogaritet në disa qindra mijë euro. Ndryshe nga ajo e iberikëve, që numërohet në disa milionë euro për secilin.

Thashethemet e shumta në merkato, interesimi i skuadrave të mëdha të Europës si Mançester Junajtid, Siti, Bajern apo të tjera, kanë bërë që vlerat e futbollistëve spanjollë të shtohet ndjeshëm. Çmenduria që kërkoi të bënte Siti për mesfushorin Buskets në merkaton e verës duke ofruar miliona euro për ta transferuar atë në Angli, është një dëshmi e qartë e vlerës që zotëronin futbollistët e “furisë së kuqe”, përballë vetëm Elseid Hysaj, i cili mban në “këmbë” vlerën e të gjithë Kombëtares shqiptare.

Cilësia

Lojtarë të Realit, Barcelonës, Atletikos së Madridit, Mançester Junajtidit dhe Mançester Sitit ishin në fushë me të njëjtën skuadër. Spanja është gjithmonë e më shumë skuadra që i imponohet botës së futbollit, jo vetëm me filozofinë e shkollës së futbollit që aplikojnë, por edhe vetëm me emrat që kanë. Përballë tyre, lojtarët shqiptarë janë pjesë e skuadrave me nivel shumë herë më të ulët.

Më i miri i ndeshjes për kuqezinjtë, Berat Gjimshiti, është pjesë e Avelinos, në Serinë B. Në të njëjtën kategori është edhe Basha, ai që u mundua të bënte diçka të bukur sapo u fut. Portieri i kuqezinjve është pjesë e Serisë A, por me Atalantën. Jo ndonjë skuadër elitare.

Kapiteni i Kombëtares ka luajtur në Ligën e Europës rregullisht, ndërkohë që sulmuesi titullar me Spanjën aktivizohet në Çeçeni, ashtu si shoku i tij i ngushtë: Balaj-Roshi. Dueli “i hekurt” në mesfushë.

Iniesta i Barcelonës kundër Lilës së Janinës, pa i përmendur të tjerët. Nëse jeni ende konfuzë dhe të paqartë pse na mundi Spanja, më sipër do të gjeni të paktën dy arsye…

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img