15,05,2024

KPP “Ahmet Hoxha” do të garojë në Kupën Ballkanike të Klubeve.

Must Read

Ferizaj.21.02.2018. Klubi i ping pongut “Ahmet Hoxha” do të udhëtojë nesër në formacion të plotë drejt qytetit Otočec të Sllovenisë ku nga datat 23 deri 25 shkurt 2018 do të mbahet Kupa Ballkanike e Klubeve.
Në këtë garë prestigjioze pritet të marrin pjesë klubet më të mira të 11 shteteve të Ballkanit.
Klubi i ping pongut “Ahmet Hoxha” ka bërë tanimë përgatitjet e duhura për një paraqitje sa më të denjë.
Kjo pjesëmarrje është e një rëndësie të veçantë për klubin dhe qytetin tonë pasi për të parën herë po mundësohet një paraqitje zyrtare ndërkombëtare e klubit dhe qytetit tonë në arenën ndërkombëtare.

“Me këtë rast falënderojmë Federatën e Ping Pongut të Kosovës, Kuvendin Komunal të Ferizajt dhe të gjithë mbështetësit, kontribuuesit, sportdashësit dhe dashamirët tonë që kanë përkrahur aktivitetet e klubit tonë ndër vite dhe kanë besuar në synimet tona të drejta në promovimin e mëtejmë të sportit të ping pongut në qytetin e Ferizajt dhe më gjerë” thuhet në komunikatën e Kryesisë së KPP “AHMET HOXHA”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img