29,04,2024

KPF: Propozohet miratim i raportit të Komisionit për vlerësimin e dëmeve materiale nga fatkeqësitë natyrore

Must Read

Këtë të hënë kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Komiteti për Politikë dhe Financa.


Në këtë mbledhje drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Arben Halili ka bërë propozimin për miratim të raportit të Komisionit për vlerësimin e dëmeve materiale nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, si dhe ka bërë edhe propozim-vendimin për aprovimin e Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve Publike dhe Private në Territorin e Komunës së Ferizaj.
Ndërkaq drejtori i Gjeodezisë dhe kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozimi-vendimin për plotësim ndryshimin e vendimit me Nr. 01.Nr. 66 të datës 31.03.2022, si dhe propozim – vendimin për rishqyrtimin e vendimit me Nr. 90 të datës 29.09.2023 përmes së cilit janë shpallur interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale; 1243-0,1244-0 dhe 1245-3 Z.K. Sojevë, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 295-1 Z.K. Fshat i Vjetër, pronë e Komunës së Ferizajt.
Në këtë mbledhje poashtu drejtori Murseli ka bërë edhe propozim – vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 547-1 Z.K. Pleshinë, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 2083-1 Z.K. Pleshinë, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për ndërrimin e Objektit III për nevoja të Komunës së Ferizajt në rr. “Liman Reka”, propozim – vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 508-0, 527-0 dhe 528-0 Z.K. Dremjak, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 737-0 dhe 507-0 Z.K. Dremjak, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për shpalljen e interes të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 823-0 Z.K. Talinovc i Muhaxherëve, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 827-0 Z.K. Talinovc i Muhaxherëve, pronë e komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për ndërtimin e trafos elektrike në parcelën kadastrale 232-1 Z.K. Prelez i Jerlive, propozim – vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 467-2 Z.K. Prelez i Jerlive, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 469-0 Z.K.Prelez i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt.
Ndërsa drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim – vendim për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024, propozim – vendimin për daljen në konsultim publik Draft Rregullores së brendshme për menaxhimin e pasurisë jofinanciare, si dhe u vendos që në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ferizajt që të diskutohet edhe raporti financiar për periudhën Janar-Shtator 2023.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img