04,03,2024

Kosovarit të penalizuar ju ndalua të ndërrojë kantonin

Must Read

Z

 Sipas gjykatës, nisur nga precedencat e tij penale, do të ishte realiste të pritej edhe dëbimi i tij nga Zvicra
Një kosovar i inkriminuar dhe i ngarkuar me borxhe ka dashur të ndërrojë kantonin gjegjësisht të kalojë nga kantoni Baselstadt në atë Baselland. Por Zyra kantonale për Migracion ia ka pamundësuar këtë. Së fundi zyrën në fjalë e ka mbështetur me një vendim të saj edhe Gjykata Federale e Zvicrës, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend.

Kosovari që sot është 47 vjeç, ka ardhur në Zvicër në vitin 1993 në kuadër të bashkimit familjar, te gruaja që jetonte në këtë vend. Në fund të vitit2013 personi i cili tashmë është bërë pesë herë baba, dhe i cili (sikurse dhe gruaja e tij dhe fëmija më i vogël) në Baselstadtt ka një leje të përkohshme qëndrimi (B) ka dashur të ndërrojë kantonin duke shkruar në Baselland, shkruan 20minuten.ch. Katër fëmijët e mëdhenj ndërkohë kanë marrë shtetësinë e Zvicrës. Por Zyra për Migracion e Basellandit ia ka mohuar kosovarit shpërnguljen në atë kanton, ndërkohë që këtë ia lejon bashkëshortes së tij dhe fëmijës së përbashkët, transmeton albinfo.ch Zyra në fjalë i ka kërkuar atij që të lëshojë kantonin. Për të marrë këtë vendim, zyra ishte mbështetur në precedencat e shumta penale të tij dhe në borxhet e grumbulluara të kryefamiljarit.

Pas ankesës së tij në Gjykatën Federale, ai ka marrë edhe një refuzim: kjo gjykatë ka konfirmuar si të drejtë vendimin e Zyrës për Migracion. Kosovari ka qenë i dënuar më shumë se 20 herë, të shumtën e rasteve për delikte trafiku. Por ai ka qenë po ashtu i dënuar me kusht me heqje lirie për 15 muaj, për shkak të një delikti të kualifikuar me lëndë narkotike dhe larje parash.

Personi në fjalë nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij as pasi që i është tërhequr vërejtja katër herë nga Policia për të Huaj dhe pas një marrëveshjeje për integrim, të nënshkruar me Zyrën për Migracion në Basel-Stadt.

Nga ana tjetër , enti i përmbarimit ka konstatuar se ai është i zhytur në borxhe, gjegjësisht 95000 franga, plus 37 mijë franga borxhe ndaj shtetit.

Duke u pajtuar me instancën paraprake, Gjykata Federale ka ardhur në përfundim se kosovari, me gjithë faktin se ka 22 vjet qëndrimi në Zvicër, ai e ka vënë në lojë vet lejen e tij të qëndrimit këtu. Nisur nga kjo, sipas gjykatës, do të ishte realiste të pritej edhe dëbimi i tij nga Zvicra, përcjell albinfo.ch. Në këtë kuptim, edhe Zyra për Migracion ka pasur të drejtë kur ia ka ndaluar ndërrimin e kantonit. Por, gruaja e tij dhe fëmija më i vogël, mund të vazhdojnë qëndrimin.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për falsifikim të parasë në Ferizaj 

Me datën 28.02.2024, rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img