05,05,2024

Kosova vend transit i substancave narkotike – policia vetëm vitin e kaluar shkatërroi 17 banda

Must Read

Këto informacione i ka dhënë për Ora e Fundit në Klan Kosova, shefi i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim në Drejtorinë e Antidrogës, Bajram Nuhiu.

Ai ka folur edhe për operacionet e suksesshme që ka pasur policia e Kosovë kohëve të fundit në kapjen e narkotikëve dhe shkatërrimin e bandave që merren me trafikimin e këtyre substancave.

“Vetëm javën e fundit janë arrestuar 34 persona për trafikim droge – substancave narkotike. Po ashtu janë konfiskuar rreth 160 kilogram të substancave narkotike. Janë konfiskuar 19 mijë euro dhe disa auto-vetura”, ka thënë Nuhiu, njofton Klan Kosova.

“Megjithatë Kosova është vend transit i substancës narkotikë të llojit marihuanë. Një pjesë e vogël mbetet në Kosovë, por sasia më e madhe vetëm kalon nëpër Kosovë. Ajo (marihuana) vjen nga Shqipëria, nëpër Serbi e në vendet e BE-së”.

“Frekuentimi i marihuanës është shtuar, pasi dihet se në Shqipëri ka më shumë prodhim të kësaj substance”.

“Ndërsa heroina po ashtu ka kaluar nga Afganistani e nëpër rrugën e Ballkanit, që përfshinë edhe Kosovën”.

Nuhiu ka thënë se nuk ka informacione të sakta se grupet kriminale në Kosovë, që merren me këtë aktivitet, kanë lidhje me bizneset e politikën, porse ka siguruar se edhe nëse ka të tilla, kjo se ndalon policinë për t’i kapur anëtarët e këtyre grupeve.

“Vitin e kaluar kemi shkatërruar 17 grupe kriminale, ndërsa në këtë tremujor kemi shtatë grupe të shkatërruara. Prapa këtyre grupeve qëndrojnë trafikantë që përfitojnë ilegalisht. Nuk kemi statistika që mund të themi që janë të lidhura me biznesin legal dhe me politikën. Por, policia asnjëherë nuk heziton në luftimin e grupeve të tilla. Jemi të pavarur e të lirë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img