28,04,2024

Kosova në vazon e gjashtë, pritet short i pamëshirshëm

Must Read

Të përzgjedhurit e trajnerit Rafet Prekazi, të enjten në mëngjes do të mësojnë shortin për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019, që mbahet në Itali.

Kosova ndodhet në vazon e gjashtë ose F, në të cilën ndodhen edhe Malta, Luksemburgu, Irlanda Veriore, Ishujt Faroe, San Marino, Andorra, Lihtenshtajni dhe Gjibraltari, shkruan “GazetaOlle.com”.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e katërt, dhe njëherit mund të kemi një tjetër përballje Kosovë – Shqipëri në grup.

Kosova edhe në këtë short, sipas rregullave të UEFA-s, nuk mund të takohet me Serbinë, që ndodhet në vazon e parë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Në vazon e parë dhe njëherit kundërshtarë të mundshëm të Kosovës janë: Gjermania, Portugalia, Anglia, Spanja, Danimarka, Dranca, Suedia dhe Republika e Çekisë.

Garat për U-21 nisin nga 20 marsi i këtij viti.

kosovashorti

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img