20,11,2024

Kosova me krijimin e ushtrisë fuqizon demokracinë liberalo-republikane

Must Read

Salihe Salihu – PhD kandidat
Kosova si njësi shtetërore me një sistem të demokracisë liberal-republikane është duke e forcuar identitetin e vet shtetëror në të gjitha dimensionet shoqërore. Përcaktimi për këtë sistem ka mundësuar që të hap perspektivë për çdo qytetar të vet që të ruaj identitetin e komunitetit të vet. Për këtë zhvillim flasin edhe vet simbolikat shtetërore të Republikës së Kosovës – flamuri shtetëror dhe himni janë kryekëput simbole që përfaqësojnë etnitetet e njohura zyrtarisht. Me njohjen e të drejtës së përkatësisë komunitare qytetari individualisht por edhe si kolektivitet mund të ruaj dhe kultivon gjuhën, kulturën e fenë duke respektuar normat ligjore të Republikës së Kosovës.
Shteti i Republikës së Kosovës nuk i detyron qytetarët e vet që të shkrihen në një etni homogjene për pranimin e tyre apo të kushtëzon kulturën e ndonjë etnie që numerikisht është majoritet në kurriz të kulturës tjetër që numerikisht është minoritar. Në këtë aspekt Republika e Kosovës ka zhvilluar një progres të adhurueshëm duke ju mundësuar çdo qytetari të drejtën e përkatësisë së tij kolektive me oportunitete të barabarta.
Kështu që Republika e Kosovës me sistemin e demokracisë liberalo-republikane të instaluar pas përfundimit të luftës së vitit ’99-të ka stratifikuar qytetarët e vet, në bazë të kontributit individual për të mirën e përbashkët dhe në këtë mënyrë është distancuar nga logjika e trajtimeve të privilegjuar ndaj ndonjë etnie të caktuar.
Në këtë vijë Republika e Kosovës ka tejkaluar normat e parimeve multikulturaliste duke ju shmangur titullimit të shteti në bazë të përkatësie etnike të mazhornacës dhe ka përzgjedhur titullimin në bazët të emërtimit territorial, Kosovë.
Prandaj Kosova është një shtet i gjithë qytetarëve me një koncept shumë të qartë për të mirën e përbashkët. Ky koncept për të mirën e përbashkët duhet të zbërthet e të interpretohet sa më mire si në sferën e brendshme ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Ky zbërthim dhe interpretim i të mires së përbashkët për të gjithë qytetarët ka nevojë që të përditësohet në çdo takim, mbledhje vendore apo ndërkombëtare por edhe thjesht edhe nëpër ndeja informale me synim që të arrihet efekti i dëshiruar.
Qytetarët anekënd Republikës së Kosovës duhet të vetëdijesohen dhe të jenë aktivë dhe të promovojnë konceptin për të mirën e përbashkët si në mënyrë formale e jo-formale kudo që ata frekuentojnë. Duke u angazhuar në këtë orientim atëherë me të vërtetë formësohet vlera e virtytit të qytetarit që është një gradë e çmuar në zhvillimin demokratik. liberalo-republikan.
Njohja e kontributit të çdo individi përmes shtresimit në kategorin e qytetarit të virtytshëm është indikacion se shtetasit e Republikës së Kosovës janë të vendosur që me përkushtim të kontribojnë në mirëmbajtjen e të mirës së përbashkët brenda shtetit ku ata jetojnë.
Me këtë logjikë për mirëmbajtjen e të mirës së përbashkët duhet të kuptohet edhe krijimi i Ushtrisë së Kosovë.
Çdo qytetarë para se gjithash kërkon që të jetoj i sigurt dhe nuk dëshiron që ti ripërsëritet e kaluara e llahtarshme. Siguria është element jetik që shteti është i obliguar t’ia sigurojë çdo qytetari prandaj është jashtëzakonisht imperativë i kohës që Kosova duhet për ta fuqizuar sistemin e ri të demokracisë liberal-republikane duke formuar Ushtrinë e vet si një forcë mbrojtëse ndaj çdo lloj shantazhi apo kërcënimi nga çfarëdo force armiqësore që të paraqitet.
Ushtria e Kosovës do të bëhet garancë e të tashmes dhe të ardhmes së çdo qytetari të Republikës së Kosovës dhe me këtë motiv të qëndrueshëm por edhe të arsyeshëm në të tri dimensione: moral, politik e juridik.
Përveç kësaj krijimi i Ushtrisë së Kosovës është i domosdoshëm edhe për plotësimin e kriterit si entitet shtetëror dhe si një element i domosdoshëm për krijimi e marrëdhënieve me shtetet fqinje dhe shtetet tjera të botës.
Republikës së Kosovës i nevojitet që sa ma parë ta ketë Ushtrinë e cila do të ushtroj forcën dhe gjithë kapacitetet e veta në të mirën e përbashkët të çdo qytetari të saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img