06,07,2025

Kosova e dyta në turneun e karatesë në Turqi

Must Read

Karateistët e Kosovës kanë zënë vendin e dytë në garat e organizuara në Turqi në mesin e 48 shteteve pjesëmarrëse.

Karateistët e Kosovës kanë shkuar nën organizimin e Federatës të Karatesë së Kosovës dhe ky sukses vie pas suksesit të Kosovës në xhudo në garat mesdhetare në Spanjë.

Në turneun tradicional “Turkey open”, për nga numri i medaljeve të fituara, e para ka dal Turqia, e dyta Kosova, e treta Rusia dhe e katërta Rumania.

Kosova ka fituar 4 medalje të arta, 6 të argjende dhe 7 të bronzta.

Medalistët e Kosovës sot në ora 08:20 kanë  arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img