17,11,2025

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë protokollin për inspektim të përbashkët

Must Read

ipk-780x439

Inspektorati Policor i Kosovës do të nënshkruaj protokollin për inspektim të përbashkët me Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesa të Shqipërisë.

“Ky nënshkrim i protokollit të inspektimit të përbashkët është vazhdimësi e aktiviteteve në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e kontrollit të brendshëm dhe mbikëqyrjes policore, të nënshkruar nga Ministrat e Brendshëm të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në marsin e vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën për media të IPK-së.

Nënshkrimi i protokollit për inspektim të përbashkët do të bëhet në ambientet e IPK-së – sallën e konferencave nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Fitim Shishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Arben Skendo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img