27,07,2024

Kosova dhe Mali i Zi bëjnë marrëveshje bashkëpunimi për zonën kufitare

Must Read

Në nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes të cilën e bënë ministri malazez për Çështje Evropiane, Aleksandar Andrija Pejoviq dhe ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Skender Durmishi u bë e ditur se fondet e akorduara do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunave që janë në zonën kufitare, si dhe shfrytëzim më të mirë të burimeve të tyre natyrore.

Andrija Pejoviq tha se shuma prej 8.4 milionë euro për realizimin e projekteve paraqesin mjete të pakthyeshme dhe se bëhet fjalë për një dhuratë të Brukselit. Ai rikujtoi se një projekt i ngjashëm për periudhën 2011-2013, kishte tërhequr 3.7 milionë euro.

“Ato kontribuuan dukshëm në arritjen e programit të zhvillimit ekonomik nga projekti, të mbrojnë biodivirsitetin dhe të promovojnë përdorimin e burimeve të qëndrueshme natyrore”, tha Pejoviq, i cili shpalosi detaje nga projekti i ri.

Sipas tij, projekti parasheh përmirësimin e menaxhimit të resurseve ujore në Bijello Polje dhe Gjakovë, veprim të përbashkët për punësim të qëndrueshëm, promovimin e turizmit rural në zonën kufitare, etj.

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi, falënderoi Malin e Zi për përkrahjen që ia jep Kosovës.

“Jam i sigurt se do të punojmë me projekte tjera, për të vazhduar bashkëpunimin dhe në të ardhmen”, tha Durmishi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img