25,12,2024

Kosova dhe Interpoli, riciklimi i dështimeve të diplomacisë kosovare

Must Read

Shkruan: Nehat Mustafa
Është shumë e logjikshme që Policia e Kosovës të ndjehet e dëshpëruar me dështimin e radhës që edhe Kosova të jetë pjesë e Interpolit ( pa fajin e tyre). Por, është pjesa politike e shtetit tonë ajo e cila duhet të ndjejë përgjegjësi institucionale.
Përderisa Policia e Kosovës me të drejtë ndjehet komode në përmbushjen e kritereve profesionale, e njejta nuk vlene për pjesën politike të institucione shtetërore. Që nga ardhja e Rashit Çalës në krye të Policisë së Kosovës , kriteret profesionale janë avansuar edhe më shumë , por fatkeqësisht kriteret politike të institucioneve tona kanë shkuar duke shënuar rënie.
Prandaj, është momenti i fundit që politika të merr përgjegjësinë që i takon. Në rastet kur vjen ndonjë njohje e re, është i madh numri i atyre që ngarendin për ta parqitur si sukses të tyre. Por, pse sot nuk ka një ngarendje të tillë për ta pranuar dështimin e sotëm që është puro politik dhe kjo të reflektonte me ndonjë dorëheqje të akterëve përgjegjës.
Jam më se I bindur që pjesa politike e institucioneve që janë marrë me lobimin , e kanë ditur saktësisht se cili do të jetë rezultati ( me ndonjë përjashtim të vogël). E them këtë, sepse kushdo që merr vesh nga diplomacia e di që vendet të cilat janë të vendosur mos me të përkrahë , nuk bëjnë premtime të rrejshme. Edhe disa vende mike të Kosovës që na kanë njohur nga të parat , me kohë kishin shprehur skepticizmin e tyre rreth votimit pro anëtarësimit në Kosovës në Interpol. Dhe kjo nuk është diçka e re. Në votimin e fundit të para dy viteve ka pasur shtete mike të Kosovës që kishin abstenuar dhe ky do duhej të ishte një mësim I mirë për institucionet tona, veçanërisht për MPJ e MPB. Nëse ne tregojmë se jemi joserioz, e njejta nuk duhet pritur edhe nga të tjerët. Shpresa që votat e munguara mund të sigurohen me lobim koridoreve përderisa mbahet konferenca, është edhe një dëshmi e naivitetit politik të MPJ e MPB, apo edhe komisioneve të ndryshme parlamentare.
MPJ dhe MPB është dashur saktësisht të dinin se cili ishte numri i shteteve që kanë premtuar votën pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Momentin që është ditur se mungojnë votat e nevojshme, atëhere është dashur që mos të insistohet fare që anëtarësimi i Kosovës të jetë pikë e rednit të ditës.
Dëshitimi i Kosovës për tu bërë pjesë e Interpolit është fitore e diplomacisë serbe dhe disfatë turpëruese e diplomacisë kosovare. Në aspektin politik, rezultati i sotëm është forcim i pozicionimit të Serbisë përballë synimeve integruese të Kosovës në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtar. Nga sot, Serbia do ketë edhe një argument më shumë në tavolinën e bisedimeve për të treguar se është ajo e cila mund të vendos ( ndikoj ) në pranimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Diplomacia jonë me apo pa vetëdije ndikoi në këtë forcim të pozicionit të Serbisë.
Në rastet e tilla kur pësojmë fijasko politike, minimum i përgjegjësisë do ishtë dorëheqja e ndonjërit prej përgjegjësve politik. Por, logjikisht lind pyetja se a mundet ky dështim të shoqërohet me ndonjë dorëheqje ? Në një qeveri ku gjysme e ministrave janë me aktakuza , një përgjegjësi e tillë vështirë se mund të pritet. Mbase kësaj radhe mund të na befasojnë !!!
PS: Policia e Kosovës edhe kësaj radhe ishte viktimë e politikës ( veçanërisht MPJ dhe MPB ). Përderisa diplomacia serbe ndjehet fituese në këtë rast, në aspektin professional policia serbe nuk mund te ndjehet njejtë fituese, kjo për faktin se një Kosovë në Interpol do të rriste bashkpunimin profesional në mes të dy policive në luftimin e krimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img