30,10,2024

Konventa e PDK-së do të zgjasë dy ditë

Must Read

kadriveselipdk

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), më 7 maj do të bëhet me kryetarin e ri të saj. Ndërsa dihet se pretendent kryesor për marrjen e drejtimit të subjektit politik më të madhit në vend është ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili është edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Mësohet se Konventa e PDK-së do të zgjasë dy ditë dhe grupet punuese për organizimin e saj tashmë kanë nisur punën.

Dita e parë, 7 maji, do të jetë ditë pune e kuvendit zgjedhor, në fund të së cilës do të zgjidhet edhe kryetari i ri i PDK-së. Kurse në ditën e dytë, më 8 maj, në një ceremoni madhështore, kryetari i ri i PDK-së do t’i drejtohet rreth 800 delegatëve dhe dhjetëra mysafirëve të partive simotra nga shtete të ndryshme, si dhe mysafirëve të tjerë nga rajoni, njofton Indeksonline.

Këshilli Drejtues i PDK-së është mbledhur sot dhe njëra prej temave kryesore të diskutimit të tyre është organizimi i Konventës së PDK-së.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Kadri Veseli, pritet që nesër të shpallë vetë kandidaturën zyrtare për të parin e PDK-së, derisa mundësi të shpalljes së kandidaturave ka kushdo që ka pretendime ta marrë nën udhëheqje këtë subjekt politik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ishte udhëhequr për rreth 17 vite me radhë nga lideri i saj, Hashim Thaçi, tash President i Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img