26,12,2024

Kontradiktat sportive

Must Read

Sportet janë ndërtime shoqërore ,e veçanërisht në një formë të paraqitura në mjetet e komunikimit masiv, janë një pjesë integrale e mënyrës moderne të jetës,që mbartin kënaqësi, si dhe hidhërim për miliona njerëz në botë.
Sportet janë aktivitete të institucionalizuara konkurruese që përfshijnë ushtrime rigoroze fizike ose përdorimin e aftësive relativisht komplekse fizike me motivacionin pjesëmarrës konkurrues, duke u mbështetur në kënaqësi personale dhe shpërblime të jashtme,derisa aspektet globale të sportit bashkëkohor diskutohen edhe nga pikëpamja e teknologjike, ekonomike,dhe dimensionet ideologjike.
Debatet më të mëdha në historinë sportive jetojnë përgjithmonë, sepse nuk ka një përgjigje të drejtë, ose mënyrë të drejtë të qasjes ndaj tyre,prandaj rrjetet sportive lulëzojnë në këto debate dhe nuk i dhënë fund kurrë, por si tema të tilla gjenerojnë përmbajtjen e tyre dhe ato mund të riciklojnë vijat e tregimit çdo vit.
Shumica e këtyre debateve kontradiktore rishfaqen kur një ekip arrin një brez të madh të sukseseve, ose një lojtar vendos një rekord të ri,apo një sukses lakmues për të tjerët, dhe kërkohet që të rishqyrtohet ajo PSE-ja e fshehur që secili e mendon se është përgjigje e drejtë,për ta ngushëlluar veten.
Pra këto debate kontradiktore mund të shkojnë nga krahasimi i garuesve(lojtarëve), për ti diskutuar më pas rregullat dhe vendimin, që ti m’vishet faji, dhe jo suksesi një trajneri të caktuar.
Pra kontradiktat nuk janë të huaja për sportet, p.sh. në qoftë se suksesi matet me fitore dhe humbje, apo statistikat dhe superlativa, atëherë asnjë pikë e diskutueshme nuk do të shkoj pa u vënë re.
Por, në qoftë se polemika individuale është sinonim me rezultatin/suksesin e sportit tek fëmijët sidomos, atëherë kjo çështje përçarëse e tejkalon vendndodhjen dhe realitetin objektiv. Kjo zakonisht ndodhë tek lakmia individuale për titujt në sport,që verbërisht e përcjellin unin,duke ushqyer vetëm me energji negative,duke e anashkaluar përgatitjen dhe energjinë pozitive pa vetëdije sportive.
Kurse problemet e tilla përçarëse për një sport të caktuar,që rrjedhin nga vet sporti ,por burimin e kanë nga të drejtat ekskluzive të individëve, që lindin nga uni,lakmia dhe problemet tjera përtej sportit,duhet trajtuar dhe studiuar me kujdes të veçantë.
Prandaj sportit i duhen psikolog e sociolog të sportit,që ti studiojnë këto fenomene,për të ecur përpara ekipet tona ,pasi që na janë hapur dyert që të garojmë të barabartë me të gjithë popujt e kombet anembanë!
Raif Musa,
Instruktor i sporteve luftarake dhe Sociolog i Sportit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img