Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi, është përplasur disa herë me analistin politik Arben Ahmeti, shkruan GazetaBlic.
Në debatin e sotëm në Rubikon, Ahmeti ka akuzuar PDK-në se ka punësuar persona partiakë në drejtori të shkollave, përcjellë GazetaBlic.
“Të gjithë drejtorët e shkollave janë anëtarë të PDK-së”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Krasniqit, me ç’rast ka thënë se asnjë në Prishtinë nuk është i tillë. “Ma gjej një në komunën e Prishtinës që është PDK”, ka reaguar ai ndaj Ahemtit, ndërsa ky i fundit ka thënë se jo në Prishtinë, porn ë komunat që PDK-ja e ka pushtetin mund t’I gjesh këta persona.
Memli Krasniqi tutje, ka dhënë garanci se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
“Të garantoj që jo”, ka thënë shkurt ai. E Ahmeti ka insistuar disa herë se kjo gjë është më se e vërtetë./GazetaBlic.