Elseid Hysaj është futbollisti i fundit që i është bashkuar infermierisë, por për mbrojtësin tonë nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë.
Menaxheri i lojtarit Mario Giuffredi, foli për një radio italiane bëri të ditur se goditja e marrë në ndeshjen me Sasuolon ishte e ashpër dhe koha e riaftësimit është e shkurtër ndaj vështirë se mund t’ia dalë mbanë për të qenë në fushë nga minuta e parë.
Hysaj në fakt ishte në dyshim dhe për ndeshjen e së hënës me Sassuolon, por Sarri vendosi që ta aktivizonte, dhe mund ta ketë përkeqësuar gjendjen e tij.
.