23,11,2024

Komuniteti islamik në Bosnjë kërkon që të njihet gjenocidi në Srebrenicë

Must Read

“Së pari, një rezolutë për gjenocid në OKB është penguar. Forcat Politike të serbëve në Bosnjë po pengojnë miratimin e një rezolute të tillë në Parlamentin e Bosnjë Hercegovinës. Dhe ne ende po flasim për pajtim”, ka thënë Kavazoviq, transmeton KosovaPress.

Ai ka thënë po ashtu se nuk do të ketë pajtim derisa të mos njihet gjenocidi në Srebrenicë.

I pyetur se çfarë do të ndodh në të ardhmen nëse marrëdhëniet mbesin siç janë tani, ai ka thënë: “Nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen por e di se çfarë është duke ndodhur tani”.

“Kemi regjione ku gjuha boshnjake mohohet, kemi regjione ku myslimanët boshnjakë privohen nga e drejta e punësimit. Në çdo mënyrë jeta e tyre është bërë e vështirë. Besoj se e njëjta mund të ndodh edhe në Srebrenicë. Për këtë e kam fjalën, një spastrim etnik të ndyrë që po ndodh në Republikën Srpska”, ka th ënë ai.

Kavazoviq ka shtuar se duhet luftuar kundër krimit dhe gjenocidit, pavarësisht të gjithave.

The post Komuniteti islamik në Bosnjë kërkon që të njihet gjenocidi në Srebrenicë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img