09,10,2024

Komunës së Prishtinës nuk i mjaftojnë pesë muaj për t’i dhënë ‘izën’ lëshimit të lokaleve te Katedralja

Must Read

Kjo ndërmarrje është në pronësi të Komunë së Prishtinës. Komuna është bërë shkak që lokalet të qëndrojnë të mbyllura tash e pesë muaj. Drejtoria e Urbanizimit e Komunës së Prishtinës nuk i ka kryer punët e veta kundrejt këtij projekti kapital.

“Ndërmarrja Publike Banesore është ende në procedura të pranimit teknik dhe derisa të merret leja e përdorimit nga Drejtoria e Urbanizimit nuk mund të lëshohen në përdorim”, ka bërë të ditur Zyra për informimit e Kompanisë ‘Ndërmarrja Publike Banesore’ për lajmi.net.

Tuje, Zyra e informimit ka bërë të ditur se, komisioni është duke punuar në format e lëshimit në shfrytëzim të këtyre lokaleve dhe pas përfundimit të punimeve të këtij komisioni ato do të bëhen publike për të gjithë të interesuarit.

Lokalet gjenden përballë Katedrales në Qendër të Prishtinës, dhe ajo pjesë pas ndërtimit të lokaleve dhe infrastrukturës tokësore rreth sajë nga ana e Komunës, ka marrë pamjen e një bulevardi.

Kjo qendër e re, që gjendet në pjesën më të frekuentuar të qytetit, përveç që do t’u shërbejë qytetarëve si një qendër me e afërt tregtare ajo do të shërbejë edhe si vend pushimi.

Sipas të dhenve të NPB-së, me këtë projekt sipas kontratës për shfrytëzim të tokës së Komunës Prishtinës, që për herë të parë është nënshkruar në vitin 1976 dhe e cila më pas është ripërtëri në vitin 2013, i ka përfunduar punimet për gjithsej 84 lokale afariste. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img