13,10,2024

Komunat e Anamoravës mobilizohen për fushatën e korrjeve-shirjeve

Must Read

Komunat e Anamoravës kanë filluar përgatitjet për fushatën e korrjeve-shirjeve me themelimin e komisioneve që do të mbikëqyrin këtë fushatë.

Sipërfaqet e mbjella në Komunën e Vitisë me drithëra të bardha këtë vit janë 5 mijë hektarë tokë, duke lënë pas Komunën e Gjilanit e cila në sipërfaqen e vet të tokës ka të mbjella 3 mijë e 230 hektarë tokë,ndërkaq e fundit vjen Komuna e Kamenicës, e cila ka të mbjella me drithëra 1 mijë e 845 hektarë tokë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Veton Ademi, drejtor i bujqësisë në Komunën e Vitisë, ka deklaruar se këtë vit ata presin rendimente më të larta se viti paraprak, ndërsa për këtë fushatë të korrjeve-shirjeve deklaron se do të angazhohen gjithësej 106 autokombajna, ndërsa çmimi i korrjeve në bazë të rekomandimit të Ministrisë do të jetë 100 euro.

“Kjo fushatë pritet të fillojë më së largu deri më 10 korrik. Me drithëra të bardha për korrje-shirje janë diku rreth 5 mijë hektarë tokë, por që për përfundimin e fushatës me sukses do të angazhohen gjithsej 106 autokombajna, e që për nga numri i tyre Komuna e Vitisë është e dyta pas Komunës së Lipjanit më me shumë autokombajna të angazhuara në terren. Ndërsa në bazë të rekomandimit të çmimit për hektar, do të jetë 100 euro. Sa i përket gjendjes aktuale, ajo është e mirë dhe priten rendimente të larta për shkak të krijimit të kushteve këtë vit, në krahasim me vitet e tjera”, ka thënë Ademi

Ndërsa Ramiz Ramadani, drejtor i bujqësisë në Gjilan, ka deklaruar se janë duke vizituar edhe pikat grumbulluese të drithërave për të parë mobilizimin e tyre për këtë fushatë, por edhe për t’i shmangur problemet në të ardhmen, ngase bujqit kishin pasur probleme me një pikë grumbulluese në fshatin Lladovë, e cila kishte falimentuar duke bërë që ata të humbnin sasi të mëdha të drithërave.

“Ne veç kemi nisur parapërgatitjet, kemi themeluar komisionin. Janë 5 anëtarë të komisionit. Diku rreth 3 mijë hektarë grurë, diku 130 hektarë me elb dhe 100 hektarë me tërshërë. Ne jemi duke vizituar autonombajnerët dhe sot jemi tërë ditën. Ne do të bëjmë një takim me përfaqësuesit e autokombajnerëve dhe pas përfundimit të muajit të Ramazanit do të fillojmë zyrtarizimin e fushatës. Jemi duke biseduar me këto pika të grumbullimit të grurit për të mos pasur vështirësi siç ka ndodhur edhe në Lladovë. Ngado që kemi ecur janë jashtëzakonisht premtuese rendimentet. Vitin e kaluar 4 mijë e 170 kg për hektarë kemi pasur në mesatare të vendit rendimte”, ka thënë ai. E Islam Isufi, drejtor i bujqësisë në Komunën e Kamenicës, ka bërë të ditur se do të korrin një sipërfaqe prej 1 mijë e 750 hektarësh me grurë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img