17,05,2024

Komuna  paralajmëron masa ndaj ndotësve të ambientit dhe atyre që nuk i përmbahen orarit  të grumbullimit të mbeturinave

Must Read

Hudhja e mbeturinave vend e pavend, jasht orarit të grumbullimit të tyre, hudhja në qese të marketeve apo edhe pa kurrëfar ambalazhi mbrojtës ka bërë që komuna e Ferizajt të marr masa të reja për menaxhimin  efikas të mbeturinave.

Sipas njoftimit, qytetarët  përveç orarit që duhet ti përmbahen për grumbullimin e mbeturinave, ato  janë të obliguar që të hudhen në qese të zëza dhe të mbyllura,

NJOFTIM

Komuna e Ferizajt, njofton qytetarët dhe bizneset e vendosura në ZONËN QENDËR TË QYTETIT, se më qëllim të menaxhimit më efikas të mbeturinave, nga data 10 korrik 2023, do të filloj me ashpërsimin e masave dënuese, përmes gjobave mandatore që do të shqiptohen nga inspektorët mjedisor, për këdo që nuk respekton vendin e caktuar dhe orarin e hudhjes së mbeturinave sipas  pikave dhe orareve si vijon:

1. Rruga “Ëilliam Ëalker” (tek Loçka – tek Taksitë) sipas orareve 06:00-07:30, 14:30- 15:00 dhe 22:30-23:30;

2. Rruga “Tony Blair” (tek ish-Kinemaja) sipas orarit 06:00-07:30, 15:00-15:30 dhe 22:30-23:30;

3. Rruga “Ëesley K. Clark” sipas orareve 06:00-07:30, 15:30-16:00 dhe 22:30-23:30;

4. Rruga “Shkëlzen Haradinaj” (tek Ekonomia Pyjore) sipas orareve 06:00-07:30, 16:00-16:30 dhe 22:30-23:30;

5. Kryqëzimi i rrugëve “12 Qershori” dhe “Enver Topalli” (tek shtylla) sipas orareve  06:00-07:30, 16:00-16:30 dhe 22:30-23:30;

Gjithashtu, është OBLIGATIVE QË MBETURINAT TË HUDHEN TË MBYLLURA DHE NË QESE TË ZEZA.

Ky njoftim do të shërbej si paralajmërim përfundimtar, para nisjes së ashpërsimit të masave, duke filluar me gjoba mandatore për ndotjen e mjedisit, andaj do të shfrytëzohen edhe kamerat e qytetit, për të identifikuar ndotësit e për të proceduar ndaj tyre gjobën përkatëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img