17,05,2024

Komuna nuk i përgjigjet, qytetari i Prishtinës e mbyll vetë gropën rreth 30 cm të thellë (Foto)

Must Read

Ai me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka shkruar se përkundër që organet kompetente pritej ta mbyllnin gropën kjo nuk ndodhi, transmeton lajmi.net.

“Ka më shumë se një muaj e gjysmë që një gropë (e thellë 27 cm.) në rrugën ‘1Tetori’, në Prishtinë, në afërsi të SHFMU ‘Gjergj Fishta’, paraqiste rrezik për ngasësit e veturave.  Ndonëse pritej që organet kompetente të mbyllinin këtë gropë, një gjë e tillë nuk ndodhi.  Duke e parë se, rreziku për ndonjë aksident ishte i mundshëm, vendosa që unë ta mbyll atë”, ka shkruar Bekim Aliu në facebook.

Ai me ironi ka “kërkuar falje” nga Shpend Ahmeti nëse e ka bërë ndonjë “mëkat”.

“I nderuar kryetar i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, nëse unë me këtë rast kam bërë ndonjë ‘mëkat’, ju lutem të më falni”! ka shkruar ai.

rruga5 rruga3

rruga2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img