Donatorë të ndryshëm kanë dhënë donacione të shumta për Komunën e Rahovecit, ku pastaj këto mjete financiare të marrë nga këto donacione janë shfrytëzuar për rregullimin e trotuareve, krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe rregullimin e infrastrukturës shkollore, transmeton Lajm.
Lulzim Sylejmani, drejtor i Buxhetit dhe Financave, shprehet se nga donatorët, Komuna e Rahovecit ka marrë donacione të shumta dhe në vazhdimësi, jemi në kontakte që si komunë ti rrisim mjetet financiare të cilët jepen nga ana e donatorëve të ndryshëm edhe gjate muajve dhe viteve në vijim.
Në vazhdim, drejtori Sylejmani thotë se me bashkëpunimin e mirë që ka Komuna me projektin Zviceran “DEMOS”, po jep rezultate të mira pasi që për vitin 2016, kemi marrë donacion me vlerë 69 mijë e 300 euro, në këtë vlerë përfshihet edhe shpërblimin për performancën më të mirë dhe përmirësimin e shërbimeve komunale si në menaxhimin financiar, hapësirat publike, mobiliteti dhe demokracia lokale. Mjetet financiare të marra nga Projekti DEMOS, do të shfrytëzohen për rregullimin e trotuarit në rrugën e UÇK-së, në qytetin e Rahovecit.
Kurse për donacionin e marrë nga IOM-i, ai thotë se ky donacion kap shumën prej 76.846.80 euro, dhe këto mjete janë shfrytëzuar në renovimin e oborrit të ShFMU ”Bekim Sylka”, në qytetin e Rahovecit. Donacion tjetër i marrë nga IOM-i, është ndërtimi i një fushe të basketbollit në fshatin Hoçë e Madhe, dhe vlera e këtij donacioni është 11, 988 euro./Lajm