Ferizaj

Komuna e Kaçanikut ndanë 50 bursa studentore

By FerizajPress

April 28, 2016

Komisioni Komunal për përzgjedhjen e bursistëve të Komunës së Kaçanikut i themeluar nga Kryetari i Komunës Besim Ilazi, ka publikuar listën e 50 studentëve përfitues të bursave. Sipas Drejtorit për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, secili student përfitues do të gëzojë bursën në vlerë 40 euro për përudhën 10 mujore. Të gjithë përfituesit duhet të sjellin xhirollogaritë e tyre bankare në Komunën e Kaçanikut, përkatësisht në katin e katërt, Zyra e Administratës Komunale e DKA-së.

Për hir të transparencës, janë publikuar të gjithë aplikuesit dhe numri i pikëve të fituara në këtë proces, ndërsa nga numri rendor 1 deri 50 janë përfituesit e bursave. Lista tashmë është publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës së Kaçanikut në listat e më poshtme.