28,11,2025

Komuna e Ferizajt nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN)

Must Read

Në mesditë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati – Shabani ka pritur në një takim drejtuesit e Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), me ç ‘rast është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit në mes Komunës së Ferizajt dhe Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN).

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u shpreh se edhe kjo marrëveshje është në vazhdën e konsolidimit të raportit të bashkëpunimit me organizata joqeveritare dhe procedimin e iniciativave në segmente të ndryshme shoqërore.

Përmes këtij marrëveshje të bashkëpunimit synohet realizimi i përbashkët i projektit “Social Act”. Ky projekt do të realizohet gjatë vitit 2018 në mënyrë të vazhdueshme dhe do të përfshijnë të rinjtë e moshë 18-25, duke i angazhuar grupet e të rinjve më të nën-përfaqësuar dhe ata të margjinalizuar, në mënyrë t’i ngrisin shkathtësitë e tyre profesionale dhe të kenë mbështetje në zhvillimin e ideve të ndryshme rreth projekteve sociale, iniciativave lokale dhe fushatave të ndryshme.

Ndër obligimet që ka marr Komuna e Ferizajt me këtë marrëveshje është edhe organizimin e takimit informues me të rinjtë rreth politikave, problemeve dhe programeve komunale, në koordinim me PEN, formimi i rrjeteve lokale me të rinjtë, përfaqësues komunal dhe asamblistë të kuvendit komunal, për angazhimin e tyre në projekte dhe iniciativa lokale, asistimin e të rinjve në ndjekjen e një seance në asamblenë komunale, asistimin e të rinjve në zhvillimin e hulumtimeve për identifikimin e problemeve kyçe në komunitete lokale, asistimin e PEN dhe të rinjve në zbatimin e iniciativave lokale nga periudha Korrik deri Shtator 2018, referimi i të rinjve në partnerë, institucione apo kompani lokale, për mundësinë e angazhimit të tyre në punë apo praktikë pune si dhe iniciativa të ndryshme që do të realizohen bashkërisht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img