Ferizaj

Komuna e Ferizajt ndanë 70 makina mjelëse për fermerët ferizajas

By FerizajPress

August 16, 2017

Ferizaj.16.08.2017. Komuna e Ferizajt në kuadër të subvencioneve për bujqësi ka ndarë sot 70 makina mjelëse për fermerët ferizajas, të cilët mbajnë lopë qumështore nëpër fshatra të ndryshme.

Drejtori komunal për bujqësi e pylltari Ismet Vranovci ka thënë me këtë rast se në vazhdimësi po përkrahen ekonomitë e vogla familjare për të funksionuar sa më të pavarura.