Komuna e Ferizajt do të bashkëpunojë ngushtë me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

spot_imgspot_img

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim në mes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit si dhe Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë.
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Derguti, ka shpalosur programin e tij, në fushën e Turizmit dhe i njoftoj këta të fundit, lidhur me rëndësinë e kësaj fushe dhe mundësinë për zhvillimin e Turizmit gjatë mandatit katërvjeçar të Kryetarit Agim Aliu dhe rëndësinë që paraqet kjo fushë për Komunën e Ferizajt.

Sipas Dërgutit turistët ndikojnë drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik të Ferizajt.

Në takim u bashkëbisedua lidhur me gjetjen e mundësive për krijimin e “Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit për periudhën kohore 2022-2026” për Komunën e Ferizajt.

Në takim mori pjesë edhe Kryetarja e Odës Hoteliere dhe të Turizmit Afërdita Hoxha si dhe profesorët universitar Hysen Sogojeva dhe Aziz Rexhepi si dhe zyrtar tjerë nga Komuna dhe nga Oda Hoteliere dhe e Turizmit.

Date:

Date: