07,11,2025

Kompania MDA reagon ndaj ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria

Must Read

Në këtë projekt MDA ka qenë pjesë e një konsortiumi të firmave ndërkombëtare përfshirë: International Development Ireland (udhëheqëse e konsortiumit), Exemplas Holdings Ltd nga Britania e Madhe, Aegean Exporter’s Associations nga Turqia, European Profiles S.A. nga Greqia, si dhe Business Innovation Croatian Agency nga Kroacia.

“Përveç kësaj, deklarata e Prokurorisë Speciale se: ‘Ngritja e kësaj aktakuze është rezultat i hetimit të përbashkët të një prokurore vendëse të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF)’, është manipulative. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka mbyllur hetimet për këtë proces dhe me datën 12 korrik 2016 ka njoftuar zyrtarisht MDA, Zyrën e Komisionit Evropian në Prishtinë, dhe Prokurorinë lidhur me rezultatet e investigimit”, thuhet në komunikatë.

Aty citohet vendimi i OLAF: “Bazuar në gjetjet e investigimit, OLAF nuk bënë asnjë rekomandim për veprime të mirren ndaj MDA, duke pas parasysh se hetimi nuk ka gjetur asnjë dëshmi lidhur me MDA për mashtrim apo parregullsi që prek interesat financare apo interesat e tjera të Bashkimit Europian”.

Rrjedhimisht, aktakuza nuk ka mund të ngritet bazuar në gjetjet e OLAF apo ndonjë fakti tjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img