18,05,2024

Komentet e kroatëve “Armiku i armikut është mik, por jo edhe vëlla”

Must Read
Shkrimi i Index.hr për pranimin e Kosovës në FIFA

Shumica e tyre këtë lajm e kanë titulluar si një sukses për Kosovën dhe një tragjedi për Serbinë.

Në mediat online të këtij vendi nuk kanë munguar edhe komentet e lexuesve të cilët e uronin Kosovën dhe shpresonin të jemi në një grup në kualifikimet për botërorin 2018.

“Shuker tani duhet të anulojë lojën miqësore dhe të përgatitet për lojën garuese për kualifikime në kampionat botëror”, ka shkruar një komentues duke iu adresuar kryetarit të Federatës kroate të futbollit Davor Shuker, i cili kishte planifikuar një lojë miqësore me Kosovën para se të ndodhte pranimi, njofton lajmi.net.

Në forumin e komenteve të portalit index.hr, nuk kanë munguar edhe ato nga Kosova, ku disa prej tyre i kanë falënderuar kroatët për tekstet duke i quajtur edhe vëllezër.

Komentet

Ndërsa një komentues kroat, ndonëse e uron për pranim, thotë se “armiku i armikut është mik por jo vëlla”.

Në portalin “24 Sata”, komentet në shkrimin për pranimin e Kosovës kanë qenë urime të përzemërta. “Urime Kosovë, një tjetër përfaqësuese e mirë. Mund të jetë përfaqësuesja e tretë më e mirë nga vendet e ish-Jugosllavisë”, ka qenë njëri nga komentet

komentet1

Reagime më të mëdha ka pasur në momentin kur në këtë temë janë përfshirë edhe komentues serbë, të cilët janë përplasur me ata shqiptar e kroat. /lajmi.net

The post Komentet e kroatëve “Armiku i armikut është mik, por jo edhe vëlla” appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img