10,09,2025

Kombi Shqiptarë ka vulën e Drejtave te Njeriut

Must Read

 

Njeriu përballë Botës

Kombi shqiptarë ka lindur njeriun, dhe bota u mundua ta mbysë njeriun ,zvarraniket po punojnë qe idenë e njeriut ta zhdukin por idea e shenjtë e njeriut do sundojë botën ,Shqipëria etnike do e mbrojë me pendë dhe gjak idenë . Bota do të ketë siguri atëherë kur zvarraniket nuk do munden ta ndjekin njeriun.
Edhe shumë e shumë i duhet njeriut që ta definojë, kuptimësojë e përmbajtësojë si duhet qenien e tij në njëmendësi .- Çdo njeri e posedon jetën psikike individuale,por njohja e tij dhe morali, raporti i tij është i kushtëzuar në mënyrë sociale . Pos kësaj individi njerëzor paraqitet si anëtar i kolektivit të caktuar,anëtar i grupit, popullit , partisë, shtetit, rajonit, territorit, kombit etj etj raporteve shoqërore në tërësi, prej nga strukturon personalitetin dhe ndërgjegjen .
– Por,Kombi shqiptarë duhet të jetë i lidhur në mënyrë të pashkoqitur me idealin e njeriut ,e jo me idetë e zvarranikëve që pinë gjakun e njeriut ,andaj shërbimi pa kokë ka sjellë botën në gjendje të Inkuizicionit. Shqipëria bëhet kur komunizmi dhe këlyshët e  saj largohen nga trojet shqiptare.
Çdo njeri duhet të bëjë përpjekje, për të cilën ka energjinë e qenies njerëzore, për të avancuar ndërgjegjen në drejtim të parimeve universale njerëzore,humane: ta çmojë gjininë njerëzore dhe të pasurojë atë me veprimtarinë e vet, ta mundë mjerimin moral !
– Njeriu shqiptarë është ai që ka zemër.shpirt ,ideal kombëtar dhe botërore në vijë Vertikale dhe Humane, zvarranikët e botës mos të abuzojnë me adoleshent apo fëmije që s’dinë mirë me fol e me shkrua sepse është shkelje e të Drejtave të Njeriut është krim .- Kotë e kanë ata që tentojnë ta imitojnë njeriun sepse është jo logjike,kontradiktore qe pa njeri te imitoj njeriun.

 

Pra ndërgjegjja e obligon njeriun për sa njeriu e obligon ndërgjegjen; ndërgjegjja është përgjegjësi për të bërën që është bërë e që s’është bërë e që s’është dashur të bëhet dhe për të pabërën që është dashur të bëhet . Vetëm njeriu mund ta bëjë, e kuptojë njeriun .

Njeriu do të bëhet njeri,nëse e kupton se është njeri!
Njeriu do të bëhet njeri,nëse e donë njeriun !
Njeriu do të bëhet njeri,nëse e kupton botën !
Njeriu do të bëhet njeri,nëse e beson Zotin !

Rikujtim për ditën e 10 Dhjetorit 1948 Shpallja e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (shkrimi i shkruar më 10 dhjetor 2014)

prof. Hyzri Salihu Koordinator i FBKSH –së
Ferizaj – Shqipëri etnike

10 dhjetor 2017

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img