27,11,2024

Kokaina e Xibrakës: Ja si arriti të largohej nga policia financuesi Genci Xhixha

Must Read

Genci-Xhixha-650x358

Javën e kaluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet dhe dorëzoi në Gjykatën dosjen ndaj të pandehurve për kokainën e Xibrakës të kapur më shumë se 1 vit më parë.

Në raportin e saj, Prokuroria shkruan se financuesi i këtij grupi kriminal, Genci Xhixha u njoftua me SMS që po mbahej nën vëzhgim nga policia dhe prandaj mundi të shpëtonte.

Më 14 janar 2015, pretendohet se Genci Xhixha ka qenë në Shqipëri dhe normalisht duhet të shkonte në Xibrakë të Elbasanit, shkruan gazeta ‘Panorama’. Ai ishte nisur për në Elbasan në orën 10:35 dhe në momentin që ishte tek rrethrrotullim i TEG, ai mori një SMS që mesa duket e informoi se po përgjohej dhe ndiqej nga policia.

Sapo mori SMS-në, Xhixha ndryshoi drejtimin dhe u rikthye sërish drejt Tiranës. Në këtë moment, u lajmëruan edhe bashkëpunëtorët e tij që ndodheshin në Xibrakë të Elbasanit, pasi u panë teksa në pjesën e pasme të godinës derdhin përbërjet kimike për të zhdukur gjurmët. Ka qenë ky momenti që ka ndërhyrë policia në Xibrakë, duke i arrestuar në flagrancë.

Kurse, Genci Xhixha, i cili ndryshoi drejtimin e makinës iu zhduk policisë dhe doli jashtë Shqipërisë. Dyshimet janë se kaloi me këmbë kufirin drejt ndonjë shteti fqinj ose ka përdorur identitet të rremë. Mes të arrestuarve për kokainën e Xibrakës është edhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img