27,07,2024

Koka e trafikut të kokainës e heroinës në Evropë, Gëzim Çela, arrestohet në Ferizaj! 

Must Read

Policia e Shtetit ka dalë me informacion zyrtar për arrestimin e “baronit” të drogës, Gëzim Çela.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Fundi i trishtë” dhe u zhvillua në bashkëpunim me policinë kosovare dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnerë strategjikë.

Policia kishte marrë informacione se në Ferizaj të Kosovës fshihej Çela i kërkuar prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane.

Menjëherë pasi është informuar ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, e cila organizoi dhe finalizoi operacionin policor.

Baroni i drogës Gëzim Çela i arrestuar në Ferizaj kishte gjetur disa metoda për të mos rënë në sy të autoriteteve policore. Krahas ndryshimeve që ka pasur në pamje ai nuk përdorte as emrin e tij. Bëhet e ditur se ai përdorte emrin Bekim Bajraktari.

Ish-punonjësi i policisë, Çela konsiderohet edhe si “baroni i drogës” në Fushë Kuqe, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës.

Gëzim Çelaj (Çela), 55 vjeç, lindur dhe banues në Krujë ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municione luftarake”, pasi:

-Më datë 12.06.2014, në orët e para të mëngjesit, është kapur në flagrancë shtetasi R. H., me lendë narkotike kokainë, e cila ishte nisur nga Kosova në Shqipëri, për llogari të shtetasit Gëzim Çelaj. Në banesat e këtij të fundit, në Kurbin dhe në Tiranë, janë ushtruar kontrolle dhe janë gjetur dhe sekuestruar 207 kg kanabis sativa, 22 kg heroinë, 500 gramë kokainë dhe 14 armë zjarri të llojeve të ndryshme.

55-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpol Roma, Itali, pasi në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Organizator i migrimit ilegal” dhe “Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img